“Po ju djeg ë?”, Don Xhoni nxjerr ‘dissin’, mesazh direkt për Noizy-n

“Po ju djeg ë?”, Don Xhoni nxjerr…

Reperi nga Drenica, Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri, një këngë “diss” për të gjithë kolegët e tjerë që nuk e kanë mbështetur në fillimet e karrierës.

Pas publikimit të këngës, reperi ka shpërndarë një mesazh për të gjithë personat që ka shënjestruar me këngën e tij.

Nëpër rreshta, Don Xhoni u kërkon që të mbështesin të rinjtë, por nuk ka harruar që t’u tregojë edhe dashuri.

“Po ju djeg ë? Duhet të jepni dashni kur të hyjnë reperat e rinj, jo me iu dhënë hate e me i ulë se jua marrim fytyrën. Rasti konkret! Edhe duke bërë shaka ua marr fytyrën. Ju dua shumë! E dini që iu dua shumë,”-thotë reperi.

Por me kë e ka? Herën e fundit Don Xhoni kishte një sherr virtual me reperin nga Shqipëria, Noizy-n.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit