Po kalonte kufirin Shqipëri-Greqi në këmbë, 20-vjeçari rrëzohet dhe humb jetën

Po kalonte kufirin Shqipëri-Greqi në këmbë, 20-vjeçari…

Një 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në një përrua në territorin grek, ndërsa po udhëtonte në këmbë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas autoriteteve greke, i riu ishte duke kaluar zonën e Mavromatit, në veriperëndim të Greqisë, së bashku me një mik 22-vjeçar, kur humbi ekuilibrin dhe përfundoi në përrua.

Në përpjekje për ta shpëtuar, në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas kërkimeve arritën të nxirrnin trupin e tij pa shenja jete.

Miku i viktimës u ka deklaruar autoriteteve se të dy kishin zgjedhur të kalonin kufirin në këmbë nga Shqipëria drejt Greqisë, për shkak se kishin mundësi të kufizuara financiare dhe synonin të kursenin shpenzimet e udhëtimit.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi ngjarja fatale.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit