Po kalonte rrugën, makina përplas nënën me dy fëmijët

Po kalonte rrugën, makina përplas nënën me…

Një aksident i rëndë mes 3 të plagosur ka ndodhur në Londër. Teksa po kalonte rrugën, një grua 30-vejccare që ishte bashkë me dy fëmijët e saj u përplas nga një makinë. Aksidenti është filmuar nga kamerat e sigurisë të cilët kanë kapur momentin e frikshëm. Nëna dhe dy fëmijët janë plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autori është arrestuar nga policia. Shoferi i makinës është arrestuar nën akuzën se ka shkelur rregullat e trafikut. Ai është burgosur dhe po hetohet.


Zëdhënësi i policisë


Policia është njoftuar të hënën, më 13 dhjetor në ora 8:30 të mëngjesit rreth një aksidenti ku ishin përfshirë tre këmbësorë. Zyrtarët menjëherë dolën në vendin e ngjarjes, ku gjetën një grua rreth të 30-ve dhe dy fëmijët e saj që ishin lënduar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit