
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “29 Nëntori”.
Një këmbësor rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar, është përplasur për vdekje nga një automjet, teksa po kalonte trafikndarësen.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana që janë ende nën hetim. Drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar, është shoqëruar menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.