Po kontrollonte parcela me kanabis, vritet polici në krye të detyrës

Po kontrollonte parcela me kanabis, vritet polici…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Lezhës. Paraditen e kësaj të marte, është vrarë me armë zjarri një punonjës i policisë së shtetit, të këtij qyteti. Mësohet se shënjestër e krimit ka qenë oficeri i krimeve Saimir Hoxha. Hoxha, 44 vjeç ka qenë pjesë e një grupi kontrolli të policisë, për parcela të dyshuara me lëndë narkotike, në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit