Po kthehej nga aeroporti: Shqiptari me furgon përplaset me një makinë, 2 viktima dhe 2 të plagosur

Po kthehej nga aeroporti: Shqiptari me furgon…

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Bregjet Lindore të Aeroportit” në ishullin Rodos, Greqi.

Sipas mediave greke, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, në rrethana të paqarta ka devijuar nga rruga dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.

Si pasojë e këtij aksidenti, greku dhe një prej britanikëve humbën jetën, ndërsa shqiptari dhe britaniku tjetër u plagosën rëndë dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë aq e rëndë sa është dashur ndërhyrja e 9 zjarrfikësve për nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga mjetet e shkatërruara.

Furgoni që drejtonte shqiptari po lëvizte nga aeroporti në drejtim të Falirakit, ndërsa makina e grekut në drejtim të aeroportit. Rrethanat e aksidentit janë nën hetim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit