Po kthehej nga Austria në vendlindje, vdes në aksident i riu shqiptar

Po kthehej nga Austria në vendlindje, vdes…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Hungari, teksa pas një aksidenti ka mbetur i pajetë një i ri nga Kosova, Liridon Mustafa. Ky i fundit jetonte në Graz të Austrisë, ndërsa lajmin  e hidhur për ndarjen nga jeta të të riut shqiptar, e ka bërë të ditur Kastriot Ajvazi, daja i viktimës. Përmes nj ëpostimi në Facebook, daja i të ndjerit ka shprehur ngushëllimet, teksa ka shkruar se Liridoni po kthehej nga Austria për në vendlindje.

Daja i të ndjerit:

Me hidhërim te madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak te një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit. Ai ishte duke u kthyer ne Kosovë, por për fat te keq aksidenti i natës së mbrëmshme i mori jetën në moshë fare të re”, thuhet në njoftimin e dajës së viktimës. Viktima kishte publikuar edhe video story në llogarinë e tij në Facebook, teksa po shkonte në Kosovë, duke treguar edhe vendndodhjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit