Po kthehej nga puna/ Kush është 32-vjeçari që ndërroi jetë pas aksidentit në Pogradec?

Po kthehej nga puna/ Kush është 32-vjeçari…

Një aksident tragjik u shënua pas mesnate në Pogradec, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave një 32-vjeçar ndërroi jetë rrugës për në spital. Bëhet fjalë për Delor Latifllari, të cilin e shihni dhe në fotot e mëposhtme. Ai ishte duke u kthyer nga puna për në banesë me automjetin e tij, kur është përplasur me një tjetër makinë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e personit tjetër të përfshirë në aksident. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit