Ishte disa metra larg shtëpisë, aksidenti tragjik i merr jetën 32-vjeçarit shqiptar

Ishte disa metra larg shtëpisë, aksidenti tragjik…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali. Një aksident tragjik me një viktimë është regjistruar ditën e mërkurë në një autostradë. Bëhet me dije se viktima është një 32 vjeçar i identifikuar si Teli Mustalfeter ndërroi jetë si pasojë e përplasjes me një kamion. I ndjeri po udhëtonte me një Audi A5 ngjyrë të bardhë, ishte disa metra larg shtëpisë.

Pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi aksidenti kanë shkuar policia, ambulanca dhe disa prej kolegëve të tij të punës,. I riu shqiptar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, teksa shoferi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime të rënda. Sipas mediave italiane, i riu jetonte vetëm në Lonato të Italisë.

I ndjeri ka lënë pas nënë dhe babain të cilët jetojnë në Shqipëri. Ndërkohë sa i përket shkaqeve të aksidentit, mësohet të jenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit