Po lëvizte me biçikletë, aksidentohet për vdekje një 50-vjeçar në Patos

Po lëvizte me biçikletë, aksidentohet për vdekje…

Një qytetar i paidentifikuar është përplasur për vdekjen mbrëmjen e kësaj të enjte në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”. Viktima rreth tek të 50-tat ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është aksidentuar.

Një automjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi A.A., ka përplasur çiklistin duke i shkaktuar vdekjen. Shoferi është arrestuar dhe pritet të japi detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit