Po lëvizte me motor, makina përplas për vdekje 15-vjeçarin në Divjakë

Po lëvizte me motor, makina përplas për…

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit – Divjakë”, në vendin e quajtur Kamenicë.

Një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi R. Çelaj, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 15-vjeçari E.V.

Për shkak të plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për mbledhjen e dëshmive.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit