Po lëvizte me ‘Range Roverin’ luksoz, 26–vjeçarit i gjendet një pistoletë në çantën e dorës

Po lëvizte me ‘Range Roverin’ luksoz, 26–vjeçarit…

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar, të identifikuar si Enger Muça, i cili u kap teksa po qarkullonte me armë zjarri me vete.

I riu u ndalua për kontroll në aksin rrugor Manëz-Maminas nga shërbimet e policisë të cilat kishin marrë informacion përmes rrugëve operative për lëvizjen e armatosur të tij.

Gjatë kontrollit në automjetin tip ‘Range Rover’ iu gjet në çantën e dorës një pistoletë me dy krehër me nga 15 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit për rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit