Po luhet me shifrat e COVID-19 për të rikthyer izolimin, Avokati Goxhaj: 'Jemi para diktaturës sanitare në Shqipëri'

Po luhet me shifrat e COVID-19 për…

Prej disa ditësh në Shqipëri si në disa vende të tjera të rajonit, po rritet numri i të prekurve nga COVID-19. Kjo gjë ka bërë që në opinionin publik të krijohet ideja sikur pandemia po rikthehet me “vrull” në valën e dytë të saj para parashikimeve të dhëna më parë nga ekspertët.

Por në ndryshim nga disa muaj më parë, populli dhe opinioni publik është i ndërgjegjshëm se virusi nuk është ai që është pretenduar, por vetëm një lojë shifrash dhe dizinformimi me një qëllim të paqartë.

Madje, janë gjithmonë edhe më të shumët në numër ata që mendojnë se pjesë e kësaj loje është vetë qeveria e Rilindjes dhe kryeministri Rama, i cili mesa duket, po mbulon gjithë krizën politike dhe ekonomike të vendit me trembjen për izolim.

Këto ditë mediat proqeveritare dhe makineria e agjit-propit politik të Rilindjes, duke pasur nën kontroll edhe “Komisionin e Ekspertëve”, duket se po përpiqet të parapërgatisë terrenin për një izolim të ri me mbyllje të vendit shumë herë më të ashpër se ajo e para.

Nga 6 deri në 15 të prekur në ditë gjatë gjithë pikut të pandemisë, u bë mbi 4 ditë që shifrat kanë kërcyer. Numri maksimal arriti dje në 44 të infektuar. Shifra të paralajmëruara në një mungesë totale informacioni për atë që ndodh, për vërtetësinë e numrit real të të infektuarve, metodologjinë e marrjes së tamponëve dhe identifikimin e zonave ku ka ndodhur infeksioni.

Kryeministri i vendit pasi shkatërroi me sukses ekonominë, duke shkaktuar qindra mijëra të papunë dhe falimentimin e mijëra bizneseve, po kërcënon shqiptarët se, do t’i izolojë deri sa të prodhohet vaksina.

Këtë mendim ndan edhe Avokati Altin Goxhaj, i njohur si një nga zërat e shumtë të cilët e kanë kundërshtuar me forcë këtë “diktaturë sanitare”. Por Av. Goxhaj, është edhe një nga figurat publike i cili me anët të materialeve që ka publikuar vazhdimisht, ka hedhur dritë edhe mbi lojën e madhe globale që po luhet me qëllim bërjen me detyrim të vaksinës së COVID-19, por edhe të përhapjes së asaj që ai e quan “Plandemia”, për falimentimin ekonomik të Shqipërisë.

Në një status të fundit të tij në rrjetet sociale, Av. Altin Goxhaj shprehet:

“MASHTRIMI I MADH NR 2:

SHPIKJA E EKZISTENCËS SË NJË “VALE TË DYTË” TË PLANDEMISË!!!

Edhe këta që thonë se “Vala e Dytë” nuk do jetë kaq e fortë sa e para janë banda e KRIMINELËVE MASHTRUES që duhen dënuar për Krime Kundër Shqiptarëve,

(si pjesë e bandës nazisto-komuniste globaliste të “shoqërisë së hapur” që duhet të dënohen për krime kundër njerëzimit)

janë pjesë e lojës për bindur robtë se ekzistokërka një “Valë II” që pastaj të justifikohet votimi në Parlament në dt. 24 Qershor i zgjatjes së Gjëndjes së Fatkeqësisë në kushte më të reduktuara deri në Shtator, që pastaj në Tetor Shqipëria të dënohet me vdekje izolimi në shtëpi për 7 muaj të tjerë deri në Zgjedhjet e 2021!!!

Ndaj mos harroni:

#NdaloniPLANdemine2 #NeverAgain

në dt 24 Qershor 2020, duhet të jemi që në 10:00 para Parlamentit

për të penguar votimin e zgjatjes së Gjëndjes së Fatkeqësisë edhe për 3 muaj të tjerë e cila synon vdekjen përfundimtare të ekonomisë dhe pasurisë së shqiptarëve si paragoditja e Goditjes Finale në Tetor 2020 të Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë dhe RiPopullimin e saj me arabë, afrikanë dhe aziatikë!”/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit