Po mbytej në rrjedhën e shtratit të lumit ‘Kir’, shpëtohet qytetari

Po mbytej në rrjedhën e shtratit të…

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar një banorë i cili kishte mbetur i bllokuar në shtratin e lumit ‘Kir’ në qytetin e Shkodrës.

Shkak i bllokimit u bo rritja e nivelit të ujit si pasojë e reshjeve të shiut.

Me ndihmën edhe të punonjësve të forcave zjarrfikëse të Shkodrës qytetari u shpëtua pa asnjë dëmtim.

Kujtojmë së gjatë dy ditëve të fundit kemi pasur reshje të shumta të shiut pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Për pasojë ka pasur prurje të shumta uji në lumenj e liqene.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit