"Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua në Fier

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, flet…

“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”. Me këto fjalë, nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier tregon gjendjen e rëndë emocionale të së bijës pas sulmit nga tre adoleshente.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 qershor, por u bë publike vetëm ditën e djeshme, pasi ngjarja u raportua dhe më pas publikua nga JOQ Albania. Në video, 17-vjeçarja shihet teksa goditet me shuplaka dhe grushte, ndërsa njëra prej vajzave që filmon dëgjohet duke i nxitur të tjerat të vazhdojnë.

Nëna e të miturës thotë se vajza e saj është e tronditur psikologjikisht dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen e saj. Ajo shprehet se tashmë jeton me frikë edhe për fëmijët e tjerë të mitur të familjes.

Sipas familjarëve, 17-vjeçarja me inicialet P.D. kishte lënë shkollën për të ndjekur një kurs parukerie, duke u përpjekur të mësonte një zanat dhe të ndërtonte një të ardhme për veten.

Ndërkohë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Tre vajzat e përfshira, të moshave 15 dhe 19 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa njëra prej tyre është arrestuar pasi ka dhunuar edhe nënën e saj.

Ngjarja është referuar në Prokurori më 9 qershor, një ditë pas dhunës, ndërsa tashmë pritet të zbardhen të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e secilit person të përfshirë

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit