"Po me urën ç'patën"/ U shemb për të bërë filmin komunist, ura e Tragjasit e shkatërruar edhe sot

“Po me urën ç’patën”/ U shemb për…

Ura e Tragjasit, e cila është shembur që në kohën e komunizmit për të zhvilluar një film, vijon të jetë në të njëjtën gjendje.

Batuta “Po me urën çpatën” është bërë nga regjizori Dhimitër Anagnosti, i cili mendohet se nuk ka qenë dakord me këtë veprim, pasi urën nuk e kishte prishur gjermani, por kinostudio, ndërkohë që batutën e thotë fshatari që i dinte të gjitha, veç arsyes së prishjes së urës.

Ura ekziston akoma, por jo në gjendje funksionale, por në gjendje të mjerueshme dhe të mbuluar nga ferrat.

Kjo urë, dikur ka shërbyer si lidhëse mes jugut të vendit dhe Vlorës.

Ura e cila duhet të ishte një monument kulture dhe të kishte vëmendjen e Ministrisë së Kulturës, është lënë pas dore dhe inekzistente prej shumë e shumë vitesh.

Por kjo nuk është e vetme. Ka edhe shumë monumente të tilla që i ka mbuluar bimësia. Ministria jep koncesione dhe shpërdoron para për koncerte dhe për shfaqje të pakuptimta dhe nuk investon realisht në kulturë.

Sot e gjithë vëmendja e ministrisë është kthyer tek ata persona që kanë numrin më të lartë të ndjekësve në rrjetet sociale, ti mbështesë ata në projekte që nuk kanë asnjë vlerë, mjafton që si “shpërblim” t’i japin partisë në pushtet mbështetje në zgjedhje, dhe jo vetëm.

Monumentet kulturore, ato pak që kanë mbetur, sot lëngojnë nga mungesa e vëmendjes dhe papërgjegjshmëria e institucioneve tona, që në jo pak raste marrin edhe fonde për këtë gjë, por që nuk i investojnë.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit