Po më vdes mbesa, apeli i dëshpëruar i qytetarit

Po më vdes mbesa, apeli i dëshpëruar…

Një thirrje për ndihmë vjen nga një qytetar i dëshpëruar, që kërkon të shpëtojë mbesa e tij e mitur.

Pëllumb Kurti nga fshati Shushicë i Elbasanit ka një thirrje për kryeministrin Edi Rama, pasi goca e vëllait të tij, 4 vjeçe është djegur shume rendë me ujë të nxehtë dhe spitali nuk ka ilaçe.

Pellumbi në një rrëfim për ‘News24’ thotë se vajza është sjelle me urgjencë nga fshati Shushicë në repartin e djegie-plastikës, por mjekët i kanë kërkuar që të blejë ilaçet në farmaci, pasi spitali nuk ka të tilla.

“Jam Pëllumb Kurti. Jam nga Shushica e Elbasanit. Kam ardhur me urgjencë me ambulancë. Këto ilaçe në recetë kushtojnë 600 mijë lekë. Unë si kam.

As spitali nuk i ka këto ilaçe. Fëmija është në spital, është 4 vjeçe. Po më vdes mbesa në spital.

Unë nuk kam të ardhura që t’ja ble. I bëj thirrje kryeministrit që të më ndihmoj, pasi e kam fëmijën e vëllait në gjendje të rëndë. Po më vdes në spital.

Doktoresha ma këtë recetën dhe më tha; “ik gjeji se unë nuk kam mundësi që t’i gjej”. Nuk ka faj doktoresha.

Ajo po përpiqet jashtë mase, por s’ka ilaçe. Fëmija u dogj me ujë të nxehtë në shtëpi.”, tha ai.

Numri i kontaktit të personit që apelon për ndihmë, për këdo që mund t’i vijë në ndihmë: 068 2221670.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit