Po merrte para në bankomat, kërcënohet qytetarja: Më dorëzo lekët ose të vrava

Po merrte para në bankomat, kërcënohet qytetarja:…

Një qytetare ka rënë pre e një tentative grabitje në qytetin e Sarandës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se qytetarja  me inicialet A. M, punonjëse e një kompanie sigurimesh në Sarandë  shkoi tek bankomati i një banke të nivelit të dytë, për të tërhequr një shumë lekësh, sipas kërkesave të saj.

Në momentin kur po kryente veprimet një i ri, i pa maskuar po me syze iu afrua dhe i vuri një thikë në ije, në nje mënyrë për të mos u parë nga të tjerë, dhe njëherësh duke e kërcënuar  që ajo t’i jepte lekët që do merrte nga bankomati, ose në të kundërt të bënte një tjetër tërheqje.

Qytetarja i kishte thënë se nuk kishte më shumë para, ndërkohë që grabitësi e kërcënonte me thikë.

“Më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën  apo lekët”, mësohet ti ketë thënë grabitësi qytetares.

Në këto momente shtetasja A.M, mundi të shkëputej edhe pse e tronditur për cfarëë kishte përjetuar në pak caste tek bankomati, u drejtua në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin për rastin. Sipas saj, personi ishte i panjohur për të. Policia po punon për identifikimin e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit