Po merrte rryshfet nga administratori i një kompanie minerare, prangoset në flagrancë drejtori i IKMT-së

Po merrte rryshfet nga administratori i një…

Drejtori i IKMT-së në Dibër është arrestuar në flagrancë duke marrë rryshfet nga administratori i një kompanie në qarkun ku ai ushtron detyrën.

Drejtori me inicialet L. M., 56 vjeç, banues në Tiranë u kap duke marrë 500 mijë lekë të vjetra nga shtetasi E. E, adminstratori i një kompanie minerare. Në këmbim të parave drejtori i IKMT-së nuk do të fillonte procedurat për shkeljet e konstatuara tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore dhe dokumente të tjera.

Gjatë kontrollit të banesës drejtorit të IKMT-së iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në SPAK për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankomati”.

Vihen në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  korrupsionit, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor “Bankomati”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. M., 56 vjeç, , banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës.

E. E., 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M,  në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit  L. M, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi E.E.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.M, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit