“Po mungova 2 ditë qaje Nardin”/ Nëna e Leonard Thodhorit: Shoku më tha, 'ta ruaj unë Koçolen'

“Po mungova 2 ditë qaje Nardin”/ Nëna…

Po bëhet një muaj dhe ende asnjë lajm nga dy të humburit në Sarandë. Ndërkohë nëna e Leonard Thodhorit në ka treguar bisedën e fundit që ka bërë me të birin para se ky i fundit të zhdukej. Në një intervistë televizive ajo zbuloi se i biri i kishte kërkuar që nëse ndonjë ditë do të zhdukje, e ëma të shkonte menjëherë dhe ta kërkonte në Polici, duke i lënë të kuptohej se kishte probleme.

Gjithashtu ajo ka treguar se një shoku i të birit i kishte thënë të mos kishte merak se ai do ta mbronte Leonardin.

Më tha mua, po mungova 1 ditë tha, po mungova 2 ditë qaje Nardin, po ik në polici denonco. Dakort. Unë vajta menjëherë. Të enjten paradite erdhi më mori me makinë, më tha mua do vish të flesh lart te motra tënde që është vetëm. Do vij bir i nënës i thashë. Erdhi më mori. Në makinë kishte Ylli Gjinikën. Data 6 që erdhi ai. S’kishte humbur Nardi akoma. Po këtë ku e çon ti i thashë unë? Po ti e di o plakë që e kam shok unë atë tha, ne jemi vëllezër. Tha ai unë do vete ta ruaj Koçolen. Pse, i thashë unë? Po ja kështu të vemi bashkë

.I thashë unë, o Nardi sonte e do çelësin? Jo tha. Nuk e mori. Më çoi para te Miri. Miri rrinte tek ai lokali. Fatmir Sulovari pinte raki atje. Ai s’e ktheu kokën, nuk zbriti fare Leonardi. Më tha mua jepi çelësin Mirit se i vjen turp nga ty që të rrinte në shtëpi. I them unë o Miri merr o floriri nënës, merre çelësin mos ta marr unë. Ai përfundimisht nuk e mori. S’e mori, as ai as Nardi. Ku vajti Nardi pastaj? Miri qëndroi atje, ai erdhi këtu me makinën që kishte”, ka rrëfyer e ëma. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit