Po na mbysin derrat, se nuk ka kasapë: Fermat britanike në hall me mijëra kafshë

Po na mbysin derrat, se nuk ka…

Prodhuesit e derrave në Mbretërinë e Bashkuar po paralajmërojnë se mungesa e punëtorëve po bën që një tepricë derrash të ngelen në ferma.

Organi tregtar Shoqata Kombëtare e Derrave (NPA) tha se disa thertore ishin duke ecur 25% nën kapacitetin e zakonshëm.

“Nëse qeveria nuk bën diçka së shpejti do të ketë shumë derra të shëndetshëm në ferma që do të duhet të zhduken,” tha Zoe Davies, shefi ekzekutiv i NPA.

Çdo javë, numri i derrave të tepërt po rritet me 15,000, tha NPA.

Mungesa e punëtorëve në fabrikat e përpunimit do të thotë se ato nuk janë në gjendje të marrin aq derra për t’u përpunuar sa zakonisht – duke rezultuar me gjithnjë e më shumë derra nëpër  ferma.

Të kesh strehim për derrat për më gjatë, ndërsa ata majmen me nja  kilogram çdo ditë, ka një ndikim të rëndë në fitimin e fermave.

Organi i industrisë tha se kostot shtesë të ushqimit dhe të tarifave të thertoreve për derrat mbipeshë do të thotë se shumë ferma po funksionojnë me humbje.

Problemi po përkeqëson një tepricë derrash, të cilët tashmë kishin shkaktuar probleme që kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE në fillim të vitit 2021, shtoi NPA.

“Ne kemi nevojë për qasje në punë të kualifikuar tani dhe ne kemi nevojë që qeveria të jetë në gjendje të na furnizojë me mjetet për të gjetur këtë staf,” tha zonja Davies.

Një zëdhënës nga Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (Defra) tha se qeveria e kupton “rëndësinë e punës sezonale” dhe është “e vetëdijshme për sfidat” me të cilat industria e derrit është përballur muajt e fundit për shkak të pandemisë dhe mungesës së punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit