‘Po na vrasin!’/ Kallëzon penalisht në SPAK, Ramën dhe Manastirliun, Avokati Goxhaj: Maskat me detyrim janë…

‘Po na vrasin!’/ Kallëzon penalisht në SPAK,…

Vendimet e pakuptimta që qeveria “Rama” po orvatet të zbatojë me qëllim frenimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk po japing asnjë zgjidhje.

Edhe ato që duken si “shpëtim”, si në rastin e karantinës 2-mujore, ose tani të mbajtjes së maskës me detyrim, janë vetëm një “shashkë” për të hequr vëmendjen nga përgjegjësitë.

Për këtë situatë ka reaguar formacioni politico-qytetar “Lëvizja për Shqipërinë”, që e ka konsideruar veprimin më të fundit të “sugjeruar” nga Komiteti Teknik, si dështimin e radhës.

Përfaqësuesit ligjor i “Lëvizja për Shqipërinë”, Avokati Altin Goxhaj, ka bërë në lidhje me nismën më të fundit Manastirliu-Rama, një padi në SPAK.  

Avokati Goxhaj, ka dorëzuar sot kallëzimin në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministers Ogerta Manastirliu, si dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas tij, kjo është një tentativë për vrasje masive të popullsisë, pasi maskat 1 përdorimshe = 1 USD/copa, në një popullsi që ka një varfëri të skajshme janë pamundësi.

“Me të ardhura minimale, do të detyrojë popullsinë të mos përdorë 3-4 maska në ditë për çdo person të familjes, por të përdorë një maskë në javë dhe kjo do të bëhet burim infeksionesh prej grumbullimit të mikrobeve”,- tha avokati i njohur.

Sipas Goxhajt, ndikuar nga kjo situatë do të ketë një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Ja reagimi i plotë i Përfaqësuesit Ligjor të “Lëvizja për Shqipërinë”, Avokatit Altin Goxhaj:

“Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu

Sot dorëzoj në SPAK Kallzim Penal ndaj Edi Ramës, Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik për Tentativë për Vrasje Masive të Popullsisë duke vendosur maskat me detyrim edhe brenda shkallëve të pallateve!

Maskat 1 përdorimshe = 1 $/copa në një popullsi që ka një varfëri endemike me të ardhura minimale do të detyrojë popullsinë të mos përdorë 3-4 maska në ditë për çdo person të familjes (sa është e nevojshme përderisa bëhen me detyrim) por të përdorë një maskë në javë dhe kjo do të bëhet burim infeksionesh prej grumbullimit të mikrobeve, sëmurjes së të shëndetshmëve, përkeqësimi të gjëndjes shëndetësore të personave të sëmurë dhe të moshuar, etj”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e djeshme njoftoi se duke filluar nga sot, vendosja e maskave është e detyrueshme në çdo ambient publik dhe të mbyllur.

Sipas saj, nëse raportohen shkelje, për këdo do të ketë masë administrative deri në 2000 lekë të reja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit