Po ndërhyhet në bazën e të dhënave/ Vonesa në pikat kufitare me Greqinë, qytetarët: Po na prishin punë

Po ndërhyhet në bazën e të dhënave/…

Dita e sotme ka nisur me vonesa dhe  ndërprerje pune në pikat kufitare me Greqinë. Ashtu sikur u njoftua dje nga Policia Kufitare, ka ndërprerje të  herë pas hershme në doganën e Kapshticës dhe të Kakavijës.

Vonesat kanë shkaktuar shqetësim te udhëtarët, të cilët shprehen se i pret puna në Greqi dhe se nuk duan të vonohen në doganë.

Jetojmë në Greqi, vonesat po na prishin punë”.

Kujtojmë se, Policia kufitare njoftoi dje qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë apo anasjelltas, se nga ora 09:00 deri në orën 18:00 e ditës së martë në pikat e kalimit kufitar në palën greke.

Nuk do të kenë pengesa për të kaluar vetëm shtetasit grekë dhe shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi. Për të mos krijuar radhë, pritje të gjata dhe konfuzion në pikat e kalimit kufitar, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 09:00 – 18:00, të datës 07.03.2023″, thuhej në njoftim.

Këto vonesa vijnë për shkak se do të kryen punime në sistemin e përpunimit të të dhënave, me qëllim instalimin e sistemit të ri SIS, do të ketë vonesa dhe ndërprerje të herë pas hershme të punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit