Po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën, vdes tragjikisht polici

Po ndihmonte një qytetar për të ndërruar…

Një efektiv policie ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në fshatin Mlizë të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur të premten, kur 62-vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore, po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën e dëmtuar të mjetit. Gjatë manovrimit për heqjen e krikut, një autobot uji ka rënë mbi efektivin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Brahimaj u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të plagëve të marra, nuk arriti t’u mbijetojë. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit