
Vendi ynë është përfshirë nga mot i ftohtë me temperatura të ulëta që në pjesën më të madhe të Shqipërisë kanë zbritur disa gradë nën zero. Në Tiranë, temperaturat gjatë mesditës së të shtunës janë 4-5 gradë Celsius.
Temperaturat më të ulëta padyshim janë në pjesën veriore, veri-lindore dhe jug-lindore të vendit, tekssa situata pritet të përkeqësohet me kalimin e kohës edhe në pjesën qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë.

Meteoalb njofton se temperaturat do të ulen edhe më tepër gjatë ditës së nesërme dhe të hënën duke arritur në vende si Bulqiza apo Librazhdi në -20 deri -23 gradë Celsius.
Ndërkohë, gjatë të dielës,të hënë dhe të martës, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do të përballet me temperature ekstreme si -5 deri -6 gradë Celsius.