Po nisej për në Tiranë, arrestohet në Itali trafikanti shqiptar i drogës

Po nisej për në Tiranë, arrestohet në…

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptarësh.

Në pranga është vendosur edhe kreu i kësaj organizate, një 29-vjeçar shqiptar.

Arrestimi i Julian Tares është bërë në Belgjikë dhe sipas autoriteteve të Viterbos, Lazio, ai ishte duke u nisur për në Tiranë kur është prangosur.

‘Është arrestuar –konfirmoi Kuestori Giancarlo Sant’Elia – një i kërkuar i rrezikshëm’. Tare është dërguar në Itali dhe është vënë menjëherë në qeli.

Ndërsa komandanti i grupit hetimor është shprehur se është shkatërruar grupi që kishte monopolin e kokainës në Viterbo.

Gjatë operacionit ‘Agimi i ri’, policia ka sekuestruar dhe 4 kilogramë kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit