Po pastronin fasadën e godinës ku punonin, bien nga 15 metra lartësi 2 gra në Dropull

Po pastronin fasadën e godinës ku punonin,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar ne Dropull. Teksa po pastronin fasadën e godinës së kompanisë ku punonin, dy gra kanë rënë nga 15 metra lartësi dhe kanë mbetur të plagosura. Gratë, janë nisur me urgjence ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani”. Ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasadën e një prej godinave te një kompanie te prodhimit te kruasaneve ne fshatin Vrisera, teksa në mënyrë te pashpjegueshme ishte improvizuar një vinç me një kove sipër se cilës po qëndronin gratë. Por befas kova shkëputet dhe gratë rrezohen nga një lartësi rreth 15 metra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit