Po pastronte armën që gjeti në pyll, shqiptari plagoset aksidentalisht në kokë

Po pastronte armën që gjeti në pyll,…

Në Prizren është regjistruar një plagosje me armë zjarri, teksa mësohet se i lënduari është një shtetas mashkull. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pousko, pasditen e së martës, teksa shtetasi mësohet se është plagosur aksidentalisht në kokë, pasi po pastronte një armë të cilën e kishte gjetur në mal.

“Fsh. Pousko 28.09.2021 – 17:56. Raportohet se viktima mashkull, sipas dëshmitares femër kosovare (bashkëshortes së viktimës). Viktima kishte gjetur një armë në mal dhe pas ishte kthyer në shtëpi duke e pastruar armën ishte vetë plagosur në kokë. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka deklaruar policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit