Po pastronte dritaret, 40-vjeçarja në Tiranë bie nga kati i tretë i banesës 

Po pastronte dritaret, 40-vjeçarja në Tiranë bie…

Një ngjare e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një 40-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i banesës pasi po pastronte grilat e dritareve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naci Nuci”, kur gruaja me iniciale A.P ka rënë nga kati i tretë. 

“Rreth orës 09:20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetësia A. P., 40 vjeçe”, njofton policia 

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në spital nga fqinjët. Ndërsa mësohet se fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit