Po përjeton vuajtje fizike dhe shpirtërore, të bëhemi bashkë dhe të ndihmojmë Zaimen!

Po përjeton vuajtje fizike dhe shpirtërore, të…

Në një cep të qetë të Belshit, Ferdinant Zdrava jeton çdo ditë me pafuqinë përballë vuajtjes dhe dhimbjeve të bashkëshortes së tij Zaime Zdrava. Kjo e fundit është e paralizuar nga mesi e poshtë si pasojë e një aksidenti të rëndë. Zaimja e ka të pamundur të lëvizë, ndërsa çdo ditë përjeton jo vetëm vuajtje fizike por edhe shpirtërore.

Bashkëshorti i saj shkruan se Zaimja si pasojë e gjendjes në të cilën është ka patur momente kur ka dashur t’i japë fund jetës sepse nuk shpesh asnjë dritë shprese. Ferdinanti është i vetmi kujdestar dhe mbështetës i bashkëshortes së tij, teksa përpiqet të mbajë gjallë shpresën dhe të qëndrojë në çdo sekondë pranë gjysmës së tij, Zaimes.

Ferdinanti i është drejtuar redaksisë, për të bërë një thirrje. Ai kërkon nga të gjithë shqiptarët që të vënë dorën në zemër dhe të kontribuojnë financiarisht për të siguruar një makinë të përshtatshme që mund të transportojë Zaimen pa e nxjerrë nga karrigia e saj me rrota, pasi ajo nuk qëndron dot ulur dhe duhet të jetë gjysmë shtrirë.

Pa një mjet të tillë Zaimja nuk mund të kryejë dot vizitat mjekësore. Ky është një apel i sinqertë. Një thirrje për ndihmë nga një burrë që lufton çdo ditë për dinjitetin dhe jetën e gruas së tij. Ata që mund të ndihmojnë janë lutur të kontaktojnë Ferdinantin në numrin e telefonit +355683790603.

Ndihma e shqiptarëve mund të bëjë ndryshimin mes dëshpërimit dhe një rrezeje shprese për një familje që ka pavarësisht të gjithave nuk e humbën dashurinë dhe kujdesin.

Apeli i Ferdinantit:

Pershendetje JOQ! Jam Ferdinant Zdrave. Ju shkruaj per bashkeshorten time Zaime Zdrava e cila eshte e paralizuar si pasoje e nje aksidenti te rende. Ajo nuk e ndjen trupin nga mezi e poshte. Kemi vuajtur shume. Ka arritur deri ne ate pike sa te vrasi dhe veten. Arsyeja pse po ju shkruaj eshte sepse kam nevoje per nje makine te pershtashme qe ta zeje gruan se bashku me karrigen.  Numri i kontaktit eshte +355683790603, ne jetojmë Belsh. Ju lutem me ndihmoni se nuk e dergoj dot as per te bere vizite sepse nuk qendron dot ne makine sepse duhet te rrije gjysem shtrire.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit