Po përpiqej të fitonte lirinë, Zanit ia prishi ‘skemën’ drejtori i Burgjeve: Nuk del dot sepse...

Po përpiqej të fitonte lirinë, Zanit ia…

Myrteza Çaushi, ose i njohur ndryshe si Zani, prej ditësh është në proces për të fituar lirinë, por “skemën” e tij duket se ia prish Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Është Agim Ismaili, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili në një intervistë për “Report TV”, ditën e sotme shprehet se i njohuri si i forti i “Çoles” në Vlorë, nuk është rehabilituar dhe nuk është ende momenti të dalë nga qelia për të rifilluar një jetë normale, edhe prej frikës se mund t’i rikthehet aktiviteteve kriminale.

Është një merak i drejtë. Publiku është sensubilizuar me median. Hapësirat ligjore janë për një kategori dhe nëse një individ kalon këtë kalvar është diçka pozitive, pasi konsiderohet i rehabilituar. Por kur kjo ndodh me blerjen e drejtësisë…..ajo që haset më shpesh është punësimi fiktiv i të burgosurve. Kjo ka qenë gjithmonë për të burgosur që impononin rregullat e tyre. Kemi referuar materiale. Ne kemi qëndrim për çdo kërkesë. E kam parasysh edhe rastin e Myrteza Caushit. Institucioni i burgut të Drenovës ka paraqitur një kërkesë që duhet t’i refuzohet kërkesa. Dhe kjo nuk ka lidhje me të shkuarën e tij, sepse ne dimë ta ndajmë atë që ka bërë ai jashtë, me veprimtarinë brenda. Jeta aty nis nga e para dhe askush nuk paragjykohet. Ai nuk ofron garanci dhe nuk të bind që është rehabilituar. Nëse del mund t’u rikthehet atktiviteteve kriminale,”– tregon Ismaili ndër të tjera.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit