Një 40-vjeçar ka humbur në ujërat e Porto Romanos në Durrës, pasi ka qenë duke peshkuar gjatë pasdites së kësaj të diele.
Shtetasi me inicialet A. N., ka qenë bashkë me vëllain e tij me inicialet E. N., dhe 33-vjeçarin M. V., duke peshkuar. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur duke rënë në ujë, dhe më pas është tërhequr nga rryma duke mos mundur të dalë nga deti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të DVP Durrës së bashku me polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen e shtetasit A. N.
Nga ana tjetër një grup i posaçëm hetimor është ngritur për rastin, dhe po heton zbardhjen rrethanave të ngjarjes.