Po pinte ujë, 29-vjecarja durrsake ndërron jetë pas lindjes

Po pinte ujë, 29-vjecarja durrsake ndërron jetë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes. Viktima është identifikuar si Ardita Muça dhe jetonte në Arapaj.

Familja e saj ka deklaruar se ajo ishte duke pirë ujë në momentin që u rrëzua.

Në lidhje me ngjarjen policia e Durrësit ka njoftuar se e reja kishte mbërritur pa shenja jete në spital.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit