Po piqte mishin në hell/ 42-vjeçari, përfundon në spital me djegie të rënda në trup

Po piqte mishin në hell/ 42-vjeçari, përfundon…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik. Mësohet se një  42-vjeçar në Selanik ka marrë djegie të rënda në trup teksa po piqte qengjin në hell dhe ka derdhur alkool për ta forcuar zjarrin. Në atë moment kanë  shpërthyer flakët dhe e kanë përfshirë brenda pak sekondash.

Ngjarja ka ndodhur në Evosmos, të dielën e Pashkëve, ku raportohet se flakët përfshinë të gjithë trupin e 42-vjeçarit.

Ai u dërguar me urgjencë në spitalin Papanikolaou, ku po trajtohet për të pestën ditë në ICU për djegiet. Shkalla e djegieve në trupin e 42-vjeçarit është shumë e madhe , por gjendja e tij shëndetësore vlerësohet e qëndrueshme nga mjekët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit