Po planifikonte vrasjen e presidentit Zelensky, arrestohet polaku

Po planifikonte vrasjen e presidentit Zelensky, arrestohet…

Sipas Associated Press, një shtetas polak është arrestuar mbrëmjen e sotme në fshatin Jasionka në Poloni pasi po ndihmonte inteligjencën ruse, për të kryer një komplot ky synohej vrasja e presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky.

Pawel K, akuzohet se ishte i përgatitur për t’i dhënë Kremlinit informacione të ndjeshme ku përfshiheshin detaje në lidhje me furnizimet ushtarake dhe humanitare që kalonin nga kufiri Polak drejt Ukrainës.

Varshava zyrtare thotë se arrestimi i tij u krye  në një aeroport në juglindje të Polonisë si rezultat I bashkëpunimin të ngushtë me shërbimet sekrete në Ukrainë.

Nëse shpallet fajtor mbi akuzat, shtetasi polak rrezikon dëmimin me 8 vite burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit