Po punonte| 59-vjeçari në Tiranë bie nga lartësia, vdes në vend

Po punonte| 59-vjeçari në Tiranë bie nga…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytet. Konkretisht në rrugën “Gjergj Legisi”, një shtetas me iniciale K. K, 59 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia ku punonte, ndërsa ka mbetur i vdekur në vend. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen  e plotë të ngjarjes. 

Policia:

Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit