Po punonte arën me babain, 15-vjeçari futet në lumë për tu larë dhe mbytet

Po punonte arën me babain, 15-vjeçari futet…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Orizaj në Bashkinë Berat, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhej duke punuar në arë së bashku me të atin, kur ka vendosur të hyjë në lumë për t’u freskuar. Por gjatë kohës që po lahej, rrjedha e ujit dyshohet se e ka marrë dhe e ka tërhequr disa metra më poshtë.

I ati ka ndërhyrë menjëherë duke hyrë në lumë për ta shpëtuar të birin, por pavarësisht përpjekjeve ka mundur ta nxjerrë në breg vetëm pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë dhe ambulanca, e cila ka transportuar trupin e pajetë të 15-vjeçarit drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj. Dyshimet paraprake janë se i mituri është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në lumë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit