Po punonte në fabrikën e miellit, humb jetën 50-vjeçari në Lezhë

Po punonte në fabrikën e miellit, humb…

Ndue Gjinaj po punonte në një fabrikë mielli kur ra nga një lartësi prej 3 metrash. Punëtori i moshës 50 vjeç humbi jetën në mënyrë tragjike në në Rrile të Lezhës. Ai u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për shkak të plagëve të mara, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Dyshimet paraprake lidhen me mungesën e sigurisë në punë, që i shkaktoi 50-vjeçarit edhe jetën. Raportohet se fabrika në të cilën po punonte ishte në pronësi të tij.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital” – njofton policia e Lezhës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit