Po punonte në ndërtim, 30-vjeçari bie nga lartësia dhe vdes

Po punonte në ndërtim, 30-vjeçari bie nga…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një 30 vjeçar me inicialet A.G ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit