Po punonte në një hotel luksoz në Itali, shqiptari rrëzohet nga lartësia dhe ndërron jetë

Po punonte në një hotel luksoz në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën Montecatini Val di Cecina (Piza) ku shqiptari humbi jetën si pasojë e rënies nga një shkallë. Mësohet se doktorët janë munduar ta mbajnë në jetë por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ai po punomte brenda pronës Mocajo, një rezidencë e shekullit të tetëmbëdhjetë e shndërruar në një hotel luksoz prej vitesh, në Ponteginori, një fshat në komunën Montecatini Val di Cecina, në zonën e Pizës.

sipas mediave italiane trupi i shqiptarit u gjet i pajetë në këmbët e një shkalle. Hipoteza kryesore është se ishte një aksident në punë, edhe nëse hetuesit po mbledhin dëshmi dhe elementë të tjerë të dobishëm për të sqaruar saktësisht se si kanë ndodhur ngjarjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit