Po punonte në një qendër tregtare në Tiranë, vdes tragjikisht 32-vjeçari

Po punonte në një qendër tregtare në…

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në qendrat tregtare në Tiranë. Një punëtor ka humbur jetën, teksa ishte duke lëvizur disa pesha me një mjet tip “pirun”. Shtetasi L. D. është rrëzuar nga mjeti i punës dhe në atë kohë është shtypur nga një tjetër mjet.

Ndonëse 32-vjeçari u transmetua në Spitalin e Traumës, ai nuk arriti t’i mbijetoi plagëve. Për ngjarjen e rëndë, Policia ka shoqëruar kolegun e tij shtetasin E. D., Në komunikimin e policisë njoftohet se 61-vjeçari ka qenë në mjetin që i mori jetën të riut.

Ky nuk është rasti i parë që në qendrat tregtare humbin jetën punëtorët. Dyshohet se në to, siguria në punë lë për të dëshiruar, por autoritetet nuk kanë dal ende në një konkluzion.

“Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç. Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra. Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale”, njofton policia e Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit