Po hipnotizon botën e fëmijëve, kukulla demonike “Labubu” i bën të vegjëlit me ankth!

Po hipnotizon botën e fëmijëve, kukulla demonike…

Lodra “Labubu” me pamjen e saj të pazakontë është kthyer në një trend global. Por si ndikon kjo kukull misterioze tek psikologjia dhe emocionet e fëmijëve?

Në një intervistë për TVA News, me gazetaren Sedjana Huna, psikologia Manjola Daci u shpreh se këto kukulla të famshme ndikojnë negativisht tek emocionet dhe psikologjia, sidomos të fëmijëve nën 14 vjeç, pasi vet pamja fizike e tyre mund të ndikojë që fëmija të bëhet agresiv, teksa iu ka bërë thirrje prindërve që të mos ua blejnë fëmijëve të tyre këtë lodër dhe të mos bëhen pjesë e këtij trendi që për qëllim ka biznesin dhe nuk interesohet për ndikimin në botën e fëmijëve.

PËR MË TEPËR NDIQNI INTERVISTËN 

Daci u shpreh se Labubu mund të përdoret vetëm për eksperiment nga psikologët për të kuptuar karakterin e fëmijëve, por jo të përdoren në përditshmëri pasi sjell luhatje në emocione.  “Te fëmijët nga mosha 3 deri në 7 vjeç mund të krijojë varësi që mund të ndikojë shumë në ndryshimin emocional të fëmijës”, u shpreh psikologia, ndërsa dhe njëherë kërkoi që prindërit të kenë kujdes, pasi përdorimi i kukullës iu sjell fëmijëve gjumë me ëndrra të këqija, makthe gjatë natës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit