Po qahemi pse nuk kemi turistë të huaj? Shikoni ku e rendit 'Eurostat' vendin tonë për cilësinë e plazheve...

Po qahemi pse nuk kemi turistë të…

Kemi mbetur me sytë nga qielli dhe me shpresën se mos ndodh mrekullia dhe të gjithë turistët e huaj do të zbarkojnë në Shqipëri…

Por jo! Kjo nuk ka për të ndodhur, të paktën këtë vit.

As qeveria, as bizneset, as operatorët turistike dhe as populli nuk po e kupton ende se të bësh turizëm, do të thotë një investim afatgjatë dhe i qëndrueshëm.

Ka edhe shumë shkaqe të tjera se përse Shqipëria vizitohet fare pak nga të huajt.

Më të fundit dhe një arsye të fortë, e ka dhënë EUROSTAT.

Sipas gjigantit europian të statistikave, Shqipëria renditet ndër 10 vendet (e shtata nga fundi) për cilësinë më të dobët të ujërave bregdetare.

Në Shqipëri 65.7% e ujërave të plazheve është e një cilësie jashtëzakonisht të ndotur, ku baktere që Europa dhe Amerika i kanë zhdukur me kohë, në vendin ton i merr sapo hyn në det.

Në raport me shtetet e tjera të Europës mbetemi shumë pas.

Në vitin 2015, vetëm 32% e ujërave në bregdet kishin cilësi të shkëlqyer. Tre vjet më vonë, kjo peshë është dyfishuar.

Në 2015-n, Shqipëria renditej e dyta në Europë, për cilësinë e keqe të ujit të detit, pas Rumanisë.

Sllovenia është shteti që ka plazhet me cilësinë më të mirë të ujit në Europë.

Sipas një publikimi të fundit që ka bërë Eurostat, ku krahason shtetet e Europës, që lagen nga detet, Sllovenia është e para.

Ky publikim bëhet në kuadër të plotësimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, një prej të cilëve është “jeta nën ujë”.

Të dhënat i referohen vitit 2018. Sipas Eurostat, të gjitha plazhet e Sllovenisë janë më një cilësi të jashtëzakonshme të ujit.

Në vend të dytë për plazhet më të pastra është Qipro, me 99.1% të sipërfaqes bregdetare që mund të notohet, që ka ujë me cilësi të jashtëzakonshme.

Më pas renditet Malta (98.9%), Belgjika (97.6), Greqia (97.1).

Mesatarja e Bashkimit Europian me 27 anëtare (Britania e Madhe nuk përfshihet më), është 88.1% e sipërfaqes bregdetare të ujit, ku mund të notohet, që është e një cilësie të jashtëzakonshme.

Detet më të papastër në Europë i kanë Polonia (vetëm 30.8% e sipërfaqes ujore bregdetare ka cilësi të shkëlqyer), e ndjekur nga Bullgaria (53.4%), Estonia (55.6), Rumania (57.1).

“Jeta nën ujë”, një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm synon ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të oqeaneve e deteve.

Cilësia e ujit të plazheve vlerësohet sipas standardeve për parametrat mikrobiologjikë.

Treguesi llogaritet bazuar në rezultatin e 16 kampioneve të marrjes së mostrave në katër vjet për të qenë të sigurt se shumica e ngjarjeve të motit janë të mbuluara.

Direktiva e Ujit të Plazheve kërkon që Shtetet Anëtare të identifikojnë dhe vlerësojnë cilësinë e të gjitha ujërave në tokë dhe detare dhe t’i klasifikojnë këto ujëra si “të varfra”, “të mjaftueshëm”, “të mirë” ose “të shkëlqyeshëm” në varësi të niveleve të baktereve fekale të zbuluara.

Të dhënat e paraqitura në këtë pjesë merren nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

/Burimi: Monitor.al/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit