"Po qante e mërzitur"/ Dëshmi rrëqethëse nga momentet e fundit të adoleshentes shqiptare në Greqi

“Po qante e mërzitur”/ Dëshmi rrëqethëse nga…

Një dëshmitare që ka parë për herë të fundit 16-vjeçaren shqiptare Maria Hyseni para se të gjendej e pajetë pranë një kishe në Greqi ka rrëfyer momentet e fundit.

Ajo tha:

“Unë e pashë vajzën. Ajo ishte e mërzitur dhe ishte duke qarë. I ishte prishur makeup-i dhe i kishte rënë.

Ecte me nxitim, sikur po përpiqej të ikte diku. po përpiqej të vishte pantoflat e saj”, tha ajo, e cila pritet të japë dëshminë e saj nesër.

Sipas medias greke, “Voice.gr”, dëshmitarja i është drejtuar avokatit të familjes së viktimës dhe i ka thënë se e ka parë këtë të fundit në orën 03:45, në rrugën “Athanassiou Diakou”, gjysmë ore pasi polici 27-vjeçar pretendohet se e la atë (regjistruar nga kamerat lokale në orën 03.15).

/Burimi:Faxnews/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit