Po qarkullon virusi i rrezikshëm që verbon njerëzit, 4 të vdekur në SHBA

Po qarkullon virusi i rrezikshëm që verbon…

Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka raportuar një tjetër vdekje dhe akoma më shumë raste të lidhura me Pseudomonas aeruginosa, një lloj bakteri rezistent ndaj ilaçeve, i gjetur në lot artificial ose në pika të syve.

Lloji i baktereve është gjetur në 81 njerëz, katër prej të cilëve kanë vdekur nga infeksionet, sipas ekzemplarëve të mbledhur midis majit 2022 dhe prillit 2023, sipas përditësimit më të fundit të CDC.

Mbi 10 marka të ndryshme të barnave okulistike u përfshinë në këto raste, tha CDC. Por më i zakonshmi ishte lotët artificialë Ezri Care, të cilin Administrata e Ushqimit dhe Barnave paralajmëroi konsumatorët që të ndalonin blerjen në shkurt. 

CDC konfirmoi një lloj përputhshmërie të Pseudomonas aeruginosa në shishet e hapura të produktit dhe thotë se do të testojë shishet e pahapura për të parë nëse ka ndodhur kontaminim gjatë prodhimit.

Sipas FDA, kompanua mëmë e Ezricare, një ofrues farmaceutik me bazë në Indi, i quajtur Global Pharma Healthcare kishte dështuar të siguronte testimin e duhur mikrobial të produktit të saj të syve pa recetë. 

E njëjta gjë ishte e vërtetë për një produkt tjetër të kompanisë, Delsam Pharma Artificial Eye Ointment, të cilin kompania e tërhoqi vullnetarisht pak kohë më pas. FDA tha se Global Pharma dështoi të përdorte paketimin adekuat, të evidentueshëm dhe i shpërndau barnat pa konservues të duhur./MPRnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit