Po rregullonte makinën/ Grabitet gjykatësi italian pranë Golemit, i marrin çantën me dokumente dhe para

Po rregullonte makinën/ Grabitet gjykatësi italian pranë…

Një gjykatës italian është grabitur ditën e sotme në afërsi të Golemit, nga persona ende të paidentifikuar teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës së tij.

Lajmin e bën me dije gazetari i kronikës në Vlorë, Enrik Mehmeti, të cilin vetë gjykatësi e ka njoftuar për t’i komunikuar ngjarjen.

Ai ka treguar se i kanë vjedhur çantën e cila mbante brenda dokumente të rëndësishme dhe para që kishte vendosur të shpenzonte gjatë qendrimit në Shqipëri, pasi kishte ardhur për të pushuar.

Gazetari Mehmeti thotë se gjykatësi kishte blerë një shtëpi në Vlorë, ndërsa i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë në pranga hajdutët.

Screenshot 13 2
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit