Po rregullonte një makineri në punë, humb jetën 29-vjeçari. Vëllai i bën dedikimin prekës: Ike para kohe…

Po rregullonte një makineri në punë, humb…

Duhet të ishte një ditë normale pune për 29-vjeçarin tropojan Artan Mulosmani, që punonte si mekanik pranë një kompanie.

Por ai ka ndërruar jetë pasi është zënë poshtë pikërisht nga makineria që po riparonte, e cila i mori jetën djalit të ri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tropojë, ku 29-vjeçari, i cili punonte në një kompani inertesh, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në punë.

Familja e tij ka hapur dyert e mortit, duke bërë edhe një njoftim me detaje nga varrimi.

“Miq, shokë e dashamirë me hidhërim të thellë, iu njoftojmë për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait tonë Artan Mulosmani, në moshën 29-vjeçare. Ju njoftojmë që varrimi bëhet sot në orën 3 të pasdites në fshatin Bujan”,- shkruan i vëllai.

Lidhur me ngjarjen, Policia e Shtetit, ka arrestuar pronarin e biznesit të inerteve, për të cilin dihen vetëm inicialet Sh.M. 48 vjeç.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit