Po ruante drogën/ Kush është oficeri i krimeve të rënda që u vra në krye të detyrës në Lezhë?

Po ruante drogën/ Kush është oficeri i…

Gjatë ditës së sotme u shënua një tragjedi,teksa pas përplasjes mes policisë dhe grupeve kriminale të cilët ruajnë plantacionet e kanabisit, mbeti I vdekur në vend oficeri i krimeve të rënda, 44 vjeçari Saimir Hoxha. Përplasja me armë  ka ndodhur rreth orës 10:30 dhe efektivi i policisë ka mbetur i vrarë në krye të detyrës pasi po bëheshin kontrolle për kanabisin që kultivohej nga grupe kriminale në Lezhë. Pas plagosjes, Hoxha është nisur me urgjencë, por ka ndërruar jetë rrugës.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar me inicialet A.R.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit