Po gëzonte lirinë, vdes në shtëpinë e tij kreu i grupit kriminal të Lazaratit

Po gëzonte lirinë, vdes në shtëpinë e…

Sëmundja e rëndë nga e cila vuante i ka marrë jetën kreut të grupit kriminal të Lazaratit, Gate Mahmutaj.

Ky i fundit ndërroi jetë në banesën e tij, ndërsa u mbyll në qeli 7 vite më parë.

Asokohe, Mahmutaj u prangos gjatë operacionit që policia e shtetit ndërmorri në vitin 2014 për asgjësimin e hashaashit në këtë zonë ka ndërruar jetë në banesën e tij në Lazarat.

Gate Mahmutaj vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa është dërguar në spitalin e burgut, por mjekët nuk dhanë shpresa për jetën e ‘kapos’ së Lazaratit.

Vetëm një javë më parë, Mahmutaj  ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit