Po shiste kokainë në rrugët e Italisë, arrestohet shqiptari

Po shiste kokainë në rrugët e Italisë,…

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për trafik droge. Sipas ilrestodelcarlino.it, shqiptari është kapur në një rrugicë në Morciola, teksa po i shiste 6.24 gram kokainë një shtetasi italian. Pas arrestimit, agjentët e policisë i kontrolluan banesën, teksa  i gjetën lëndë narkotike kokainë dhe 10 mijë euro cash. Dyshohet se shqiptari ishte pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike për të siguruar të ardhura. Shqiptari u arrestua me akuzën e shpërndarjes së drogës dhe është dërguar në burgun e Pesaros.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit